Banorët Rezident dhe Parkingjet Rezidenciale

Parkingjet rezidenciale janë hapësirat e dedikuara për parkimin e automjeteve për banorët rezident. Banorët rezident me të drejtë parkimi në këto hapësira përcaktohen në bazë të adresës dhe planit të përgjithshëm organizativ të lagjes. Leja e parkimit vlen vetëm për rrugën specifike të lagjes.

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisje me leje rezidenciale

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisje me leje të banorit rezident është:

–   Certifikata e tatimit në pronë (për të konfirmuar adresën e saktë)

–   Libreza valide e automjetit

–   Letërnjoftimi i aplikuesit          

Orari, të drejtat dhe kufizimet

Banorët rezident e gëzojnë të drejtën e parkimit përgjatë gjithë kohës në parkingun e adresës së vendbanimit të tyre.

Hapësirat rezidenciale janë të hapura edhe për vizitorë nga ora 07:00 deri ne ora 18:00 (përveç nëse është ndryshe e cekur në tabelat informuese në lagje).

Informacion shtesë:

Leja për parkim për automjetin e dytë dhe të tretë të personit fizik mund të aprovohet varësisht nëse parkingu juaj ka hapësira të mjaftueshme. Në rast se nuk ka hapësira të mjaftueshme Prishtina Parking mund të refuzojë aplikimet për automjetin e dytë dhe automjetin e tretë. Leja e lëshuar për automjetin e katërt, vlen për të gjithë zonën dhe për të gjitha llojet e parkingjeve brenda asaj zone.

Çmimet për parkingje rezidenciale Zona 1

Çmimet për parkingje rezidenciale Zona 2

–   Për automjetin e parë pa pagesë. Në këtë rast aplikohet vetëm tarifa              e njëhershme e regjistrimit prej 10 euro.

–   Për automjetin e dytë 10 euro në muaj

–   Për automjetin e tretë 45 euro në muaj

–   Për automjetin e katërt 100 euro në muaj

 

–   Për automjetin e parë pa pagesë. Në këtë rast aplikohet vetëm tarifa              e njëhershme e regjistrimit prej 10 euro.

–   Për automjetin e dytë 10 euro në muaj

–   Për automjetin e tretë 30 euro në muaj

–   Për automjetin e katërt 70 euro në muaj

 

Scroll to Top