Parkingje të Rezervuara

Parkingjet e rezervuara janë hapësirat e dedikuara ekskluzivisht për individin apo biznesin specifik.

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisje me leje të parkimit të rezervuar

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisje me leje të parkimit të rezervuar si biznes është:

  • Çertifikata e biznesit
  • Libreza valide e automjetit
  • Vërtetimi i tatimit mbi qiranë (pagesa e vlerës prej 9% të tatimit mbi qiranë)

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisje me leje të parkimit të rezervuar si individ është:

  • Letërnjoftimi i aplikuesit
  • Libreza valide e automjetit
  • Çertifikata e tatmit në pronë

Çmimet për parkingje të rezervuara – Zona 1

 

Çmimet për parkingje të rezervuara – Zona 2

 

–   Për parkingje të rezervuara, 100 euro në muaj apo 1000 euro në vit.

 

–   Për parkingje të rezervuara, 70 euro në muaj apo 700 euro në vit.

 

Informatë shtesë:

Lidhur me pajisjen me leje të parkimit të rezervuar në hapësirat rezidenciale prioritet kanë banorët rezident, ku më pas hapësirat e mbetura shfrytëzohen për lëshimin e lejeve për parkingje të rezervuara.

 

Vizitorët

Vendparkingjet publike me pagesë janë hapësirat e dedikuara për parkimin e automjeteve për vizitorë, të cilat janë të shenjëzuara me shenja të komunikacionit dhe informata rreth zonës së parkimit.

Orari, të drejtat dhe kufizimet

Vizitorët kanë të drejtë të parkohen në vendparkingje publike me pagesë nga ora 7:00 deri në 23:00, përveç në hapësirat rezidenciale.

Në hapësirat rezidenciale vizitorët kanë të drejtë të parkohen nga ora 07:00 deri në ora 18:00 (përveç nëse është ndryshe e cekur në tabelat informuese në lagje).

 

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisje me leje të parkimit si vizitorë

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisje me leje të parkimit si vizitorë është:

  • Letërnjoftimi i aplikuesit
  • Libreza valide e automjetit

Çmimet për vizitorë – Zona 1

 

Çmimet për vizitorë – Zona 2

 

–   Për parkingje për vizitorë, 100 euro në muaj apo 1000 euro në vit.

 

–   Për parkingje për vizitorë, 70 euro në muaj apo 700 euro në vit.

 

Personat me aftësi të kufizuar

Parkingjet për persona me aftësi të kufizuara janë hapësirat e dedikuara për personat me aftësi të kufizuara apo personin shoqërues të tij, të cilat janë të shenjëzuara me ngjyra dalluese krahas vendparkingjeve tjera (me ngjyrë të kaltërt).

Kjo kategori ka të drejtën e pajisjes me leje të parkimit duke u liruar tërësisht nga obligimi i pagesës për parkim.

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisje me leje të parkimit si person me aftësi të kufizuar

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisje me leje të parkimit si person me aftësi të kufizuar është:

  • Letërnjoftimi i personit me aftësi të kufizuar/personit shoqërues
  • Leja e vlefshme e qarkullimit
  • Çertifikata e tatimit në pronë/Vërtetimi nga Bashkësia Lokale
  • Dëshmia mbi aftësinë e kufizuar (libreza e HandiKos)
  • Vendim nga Institucioni përkatës – Ministria
  • Plotësimi i formularit për aplikim (shkarkoni më poshtë)

*Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje.

 

Invalidët e luftës

Inavlidët e luftës kanë të drejtën e pajisjes me leje të parkimit duke u liruar tërësisht nga obligimi i pagesës për parkim.

Parkingjet për këtë kategori janë hapësirat e shenjëzuara me ngjyra dalluese krahas vendparkingjeve tjera (me ngjyrë të kaltërt), të cilat shfrytëzohen edhe nga personat me aftësi të kufizuar.

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisje me leje të parkimit si invalid i luftës

Dokumentacioni i nevojshëm për pajisje me leje të parkimit si invalid i luftës është:  

  • Letërnjoftimi i aplikuesit
  • Leja e vlefshme e qarkullimit
  • Vendimi nga Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës (DFDIL)
  • Çertifikata e tatimit në pronë (për të konfirmuar adresën e saktë)
  • Plotësimi i formularit për aplikim (shkarkoni më poshtë)
Scroll to Top