Pyetjet e Shpeshta
Çdo banorë rezident që është shfrytëzyes i parkingjeve që janë nën menaxhimin e Prishtina Parkingut janë të obliguar që për veturën e parë të paguaj taksën e njëhershme administrative në vlerë prej 10 euro. Pagesë tjeter nuk bëhet deri në ndrrimin e adresës së banimit apo të targës së automjetit, konfrom dispozitave të rregullores së aplikushme për parkingje.
- Dokumenti i tatimit në pronë/faturë e tatimit në pronë;
- Libreza e vlefshme e qarkullimit;
- Letërnjoftimi;
- Kontrata e qirasë e noterizuar/faturë e tatimit në qira
- Çertifikatë e bashkësisë familjare (në rast që prona është në emrin e aplikuesit)
- Në rast që prona është në kontest gjyqësorë, të bashkangjiten dokumentet gjyqësore, tri faturat komunale në emrin e aplikuesit për parking si fatura e ujit, ngrohëtores dhe rrymës.
Të gjitha këto procedura janë konform dispozitave të rregullores së aplikushme për parkingje.
- Në rastin e pagesës mujore/vjetore për shfrytëzim të parkingjeve, personat juridik obligohen të paguajnë vlerën për pagesë sipas çmimores së miratuar nga Kuvendi Komunal i Kyreqytetit dhe vlerën për 9% të tatimit mbi qira sipas Ligjit nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat Korporatave.
- Çertifikata e biznesit;
- Libreza e vlefshme e qarkulllimit;
- Letërnjoftimi;
- Kontratë/vendim valid i lëshuar nga punëdhënësi;
- Letërnjoftimi;
- Libreza e vlefshme e qarkullimit;
Pasi të ketë përfunduar procedura e regjistrimit të veturës së parë me taksën administrative, shfrytëzuesi i parkingut mund aplikoj për veturë të dytë duke bashkangjitur vetëm lejen e vlefshme të qarkullimit të veturës së dytë, e njeta procedurë vlen edhe për veturat tjera duke pasur parasysh hapësirat e disponushme për shfrytëzim të parkingut.
Konfrom dispozitave të rregullores së aplikushme për parkingje, përcaktohet që automjetet që janë në emrin e subjektit juridik nuk mund të regjistrohen si vetura të para, aplikuesi duhet të realizoj pagesë mujore/vjetore.
Në rast se automjeti nuk është në emër të pronarit të njësisë rezidenciale, duhet të sillet autorizimi i noterizuar , si dhe kontrata e shitblerjës së automjetit e noterizuar. Në këte rast pajisja me biletë të privilegjuar nga N.P.L. “Prishtina Parking” nuk mund të jetë më e gjatë se kohëzgjatja e regjistrimit të automjetit në Qendrën e Regjistrimit Civil.
- Mos pagesë për parking, në hapësirat e menaxhuara nga Prishtina Parking;
- Parking në hapësirat e dedikuara për persona me aftësi të kufizuara (nëse nuk i takoni kategorisë në fjalë);
- Parking në hapësirat e rezervuara për subjektet juridike;
- Dhënia e gabuar e numrave/shkronjave të automjetit të parkuar në hapësirën e menaxhuar nga Prishtina Parking;
- Parkimi në zona rezidenciale në oraret kur parkimi është i rezervuar vetëm për banorët rezident.
Shkeljet tjera janë të cituara në rregulloren e aplikushme për parkingje, por rastet e lartcekura janë shkeljet më të shpeshta që hasen nga shfrytëzuesi i parkingut.
Konform rregullores së aplikushme për parkingje: shfrytëzuesi i parkingut ka të drejtën e shfrytëzimit pa pagesë 10 minuta, në rast që pas kësaj periudhe kohore është vërtetuar që nuk është bërë pagesë për parking, zyrtari (kontrolleri) i Prishtina Parkingut ka të drejten e vendosjes së biletës 24 orësh.
Komfrom rregullores së brëndshme për procedurat për rimbursim në gabime teknike përcaktohet:
- Arsye valide për rimbursim konsiderohet nëse një klient i N.P.L. “Prishtina Parking” gjatë realizimit të pagesës së parkingut bënë gabim teknik në njerën nga 7 karakteret e targave të Republikës së Kosovës.
- Ky gabim teknik cilësohet si i vlefshëm vetëm në raste kur shifra e shkruar në menyrë të gabuar është ngjitur në tastiere të telefonit apo mekanizmit të procesit me shifrën e saktë. Shembull: nëse klienti në vend të numrit 1, gabimisht shtyp numrin 2, ose në vend të shkronjës A, gabimisht shtype shkronjën S (sipas modelit të tastieres).
- Në raste kur shënohen tekste shtesë përveç targave të automjetit, nuk mund të bëhet rimbursimi pasi që sistemi nuk pranon tekste shtesë por vetëm targat siq është e paraqitur edhe në tabelat informuese.
Në çdo vendparking që menaxhohet nga Prishtina Parking janë të vendosur tabelat njoftuese, ku janë të saktësuara mënyrat e pagesave:
- Bileta fizike (të vendoset në pjesën të dukshme të automjetit, pjesen e përparme të xhamit që të jetë e dukshme për kontrollerin);
- Dërgimi i sms-it përmes operatorëve telefonik;
- Shkarkimi i aplikacionit PP;
- Shkarkimi i aplikacionit One For;
- Pagesat behën për çdo orë të qendimit.
- Në menyrë fizike, tek zyrat e Prishtina Parking
- Në menyrë elektornike tek adresat elektornike:
E njejta veturë nuk mund të regjistrohet si rezidenciale në dy adresa pasi që vetëm tek njëra adresë shfrytëzuesi i parkingut është banues, kjo dokumentohet në çerifikaten e bashkesisë familjare dhe ekstraktat, ku saktësimi i vendbanimit është vetëm tek një adresë përkatëse.