Rreth Nesh

Mirë se vini në Prishtina Parking, kompania në pronësi të Komunës së Prishtinës që menaxhon dhe administron parkingjet publike në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Prishtina Parking operon me katër lloje kryesore të parkingjeve:

Parkingjet Rezidenciale

Parkingjet rezidenciale janë hapësirat e dedikuara për parkimin e automjeteve për banorët rezident. Banorët rezident me të drejtë parkimi në këto hapësira përcaktohen në bazë të adresës dhe planit të përgjithshëm organizativ të lagjes. Leja e parkimit vlen vetëm për rrugën specifike të lagjes.

Parkingjet Rezidenciale tabelën e informacionit e kanë me ngjyrë të kuqe. Këto parkingje janë të definuara përmes shifrave dhe numrave përcjellës të cilët bëjnë ndarjen e segmenteve si në vijim:

A – Parkingjet rezidenciale në Zonën 1, në qendër të qytetit, të përcjellura nga numri (p.sh. A1).

B – Parkingjet Rezidenciale në lagjen Bregu i Diellit të përcjellura nga numri (p.sh. B1)

U – Parkingjet Rezidenciale në Lagjen Ulpiana të përcjellura nga numri (p.sh. U1)

D – Parkingjet Rezidenciale në Lagjen Dardania të përcjellura nga numri (p.sh. D1)

Parkingjet Komerciale

Parkingjet komerciale paraqesin zonat në të cilat N.P.L. Prishtina Parking realizon të hyrat përmes SMS, aplikacionit në telefon të mençur, biletave fizike dhe në të cilat kartelat e rezidentëve nuk kanë validitet. Parkingjet Komerciale janë të shënjuara me tabelën informative me ngjyrë të kaltër dhe të pagesa e parkimit bëhet për çdo orë qëndrimi. K – paraqet shifrën me të cilën janë të shënuara parkingjet komerciale të përcjellura nga numri (p.sh. K1)

Parkingjet e Kombinuara

Për të ofruar fleksibilitet maksimal, parkingjet e kombinuara ofrojnë zona të ndara për banorët dhe publikun e gjerë. Zakonisht, parkingjet e tilla janë në afërsi të lagjeve me qëllim që të mundësohet parkimi i vizitorëve. Këto hapësira lejohet të përdoren nga banorët e rrugëve specifike të cilat nuk kanë vende të mjaftueshme parkimi brenda parkingjeve rezidenciale. Për të parkuar në këto hapësira, duhet të merret leja në Prishtina Parking së bashku me lejen në të cilën shënohet hapësira juaj rezidenciale.

P – Shifra me të cilën janë të shënuara parkingjet e kombinuara të përcjellura nga numri (p.sh. P1). Këto parkingje mund të shfrytëzohen nga vizitorët pa kufizim kohor dhe të paguhet për çdo orë shfrytëzimi.

Parkingjet me Laura

Parkingjet me laura janë hapësirat e mëdha të parkimit të cilat gjenden në pjesë të ndryshme të qytetit dhe të cilat mund të qasen vetëm përmes laurave. Në këto parkingje, pagesa realizohet përmes biletave të tërhequra nga hyrja në laurë dhe e njëjta shfrytëzohet për dalje pas realizimit të pagesës në kabinat e vendosura nga Prishtina Parking.  

Misioni Ynë

Në Prishtina Parking, ne synojmë të:

  • Reduktojmë trafikun në qytet duke ofruar zgjidhje efikase parkimi
  • Sigurojmë hapësira të parkimit të organizuara dhe të sigurta për të gjithë qytetarët
  • Përmirësojmë përvojën e parkimit për banorët, bizneset dhe vizitorët e Prishtinës
  • Qytetit të Prishtinës dhe qytetarëve të i ofrojmë zgjidhjen e përhershme me qasje të lehtë për parkim
  • Funksionalitet të plotë të segmenteve nën menaxhimin e ndërmarrjes
  • Mënyra të shumta dhe të lehta të pagesës
  • Transparencë të plotë në raport me qytetarin

Vizioni Ynë

Vizioni ynë është të jemi ndërmarrje, e cila ofron cilësinë më të lartë të shërbimit të parkimit dhe të realizohet dixhitalizim me teknologjinë më të avancuar të kohës për shërbimin e parkimit në qytetin e Prishtinës. Të kontribuojë në avancimin dhe përmirësimin e hapësirës urbane, duke investuar në hapësirat e menaxhuara nga ndërmarrja, në mirëmbajtjen e tyre, avancimin teknologjik, sigurinë e hapësirave të menaxhuara.

Kontakti

Nëse keni pyetje apo sugjerime, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni. Jemi këtu për të ndihmuar dhe për të siguruar që përvoja juaj e parkimit në Prishtinë të jetë sa më e kënaqshme dhe pa probleme.

Scroll to Top